09:56 / 11.03.2022
Në SHSKUK po marrin trajtim 18 pacientë me Covid dhe 13 post-Covid
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se trajtim mjekësor janë duke marrur 18 pacientë me Covid dhe 13 post-Covid.
Siç bëhet e ditur, 24 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 5 në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 15 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
/F.Cërvadiku/























