Dy vite nga raportimi i rasteve të para me Covid në Kosovë
BKT
Kosovë

Dy vite nga raportimi i rasteve të para me Covid në Kosovë

Sot janë bërë dy vite prej kur janë raportuar rastet e para me Covid-19 në vendin tonë.

Nga kjo pandemi kanë vdekur 3 mijë e 124 persona, ndërsa 226.845 janë infektuar gjithsej.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

Dy vjet më parë u raportuan rastet e para me COVID-19 edhe në vendin tonë!

Ekipet e IKSHPK po punojnë pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë!

Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor.

Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:

Mbulo gojën dhe hundën me maskë!

Mbaj higjienën!

Respekto distancën!

VAKSINOHU!


MË SHUME NGA Kosovë