Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës
BKT
Kosovë

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet të hënën nga ora 11:00, ku në rend dite, ndër tjerash, është edhe caktimi i datës së seancës së re plenare.

Në rend dite janë disa pika si:  Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me Vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi, Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë,  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. etj.(A.Bela)


MË SHUME NGA Kosovë