13 kandidatë në garë për t’u bërë gjyqtarë në Kushtetuese
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese është mbledhur sot (e hënë), në të cilën ka shqyrtuar nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe ligj.
“Komisioni i posaçëm, i kryesuar nga deputeti Adnan Rrustemi (i autorizuar nga kryetari i Kuvendit), pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve të kandidatëve që kanë aplikuar për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, vlerësoi të gjitha nominimet, 13 sosh, i plotësojnë kushtet e parapara. Komisioni vendosi që pas shqyrtimit të aplikacioneve, të fillohet me fazën e parë të intervistimit. Intervista me shkrim u caktua të mbahet më 29 mars 2022 në orën 10:30”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Kandidatët për gjyqtarë janë: Flamur Hyseni, Safet Berisha, Bardh Bokshi, Emrush Kastrati, Selman Ymeri, Rexhep Gashi, Blerim Burjani, Etrur Maloku, Flutra Hoxha, Dukagjin Abdyli, Albert Avdiu, Rafet Haxhaj dhe Valon Hasani.























