Kajtazi: Hetimet për policët kanë filluar në muajin maj të vitit të kaluar
BKT
Kosovë

Kajtazi: Hetimet për policët kanë filluar në muajin maj të vitit të kaluar

Të hënën janë arrestuar 48 zyrtarë policor të Kosovës dhe dy zyrtarë doganierë, të cilët sipas IPK-së dhe prokurorisë, ishin përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

 Inspektorati ka realizuar operacionin ‘Pika’. Realizimi i operacionin është përkrahur nga AKI-ja dhe ka rezultuar i suksesshëm. Të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit dhe janë suspenduar. Dyshimet janë që është zhvilluar korrupsion, përkatësisht marrje e ryshfetit në këmbim të lejimit të mallrave ilegale

Ridvan Kajtazi nga Inspektorati Policor të Kosovës, njëherësh udhëheqës i hetimeve në këtë rast ka bërë me dije ecurinë rreth aksionit të së hënës në disa lokacione ku u arrestuan 48 zyrtarë policor të Kosovës dhe dy zyrtarë doganierë.

“Inspektorati Policor të Kosovës, në fund të muajit maj 2021 ka pranuar informacione lidhur me aktivitetet e dyshimta kriminale të disa zyrtarëve policor të Kosovës që në atë kohë ishin zyrtar policor të panjohur. IPK-ja me të pranuar informacionin për ta, ka informuar prokurorinë speciale të Kosovës lidhur me këto dyshime”, tha ai për RTK.

Sipas tij nga veprimet janë aplikuar metoda të veçanta hetimore në koordinim më prokurorinë. Ai bëri me dije se ata janë hetuar për shkelje të detyrës zyrtare.

Përgatiti. A.BELA

 


MË SHUME NGA Kosovë