VIDEO- Nis ‘Java e Gruas’
NDI do të organizon konferencën e dhjetëvjetorit të “Javës së Gruas”, e cila do të mbahet sot dhe nesër.
Nita Bicurri, menaxhere e programit në NDI, tha se edhe këtë vit do të ketë aktivitete në kuadër të edicionit të 10-të të Javës së Gruas.
“Këtë vit do të flasim për demokracinë, ku jemi tash edhe për shkak të zhvillimeve të fundit, çfarë roli luan gjithëpërfshirja. Në këto aktivitet do të kemi folës si: Ambasadorin e SHBA-së, presidenten, folës ndërkombëtar etj“, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas saj në kuadër të ‘Javës së Gruas’, do të ketë edhe takime me lider të partive politike në Kosovë.
“Ky vit është jubilar për neve, në çdo vit ne u rekrutojmë 100 pjesëmarrëse, këtë vit është më ndryshe, pra i kemi ftuar ato që kanë qenë pjesë në vitet e kaluara”, tha ajo.























