09:07 / 15.03.2022
ShSKUK: Në trajtim 12 pacientë të konfirmuar me COVID-19
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se trajtim mjekësor janë duke marrur 12 pacientë me Covid dhe tetë post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen katër pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 12 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 3 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 223.096, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,126 persona./N.M/























