Vazhdon intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatave Themelore
BKT
Kosovë

Vazhdon intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatave Themelore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) për të pestën ditë rresht po vazhdon fazën e intervistimit për tetëdhjetë kandidatët që kanë kaluar testin me shkrim.

Komisioni për Rekrutimin e gjyqtarëve të Gjykatave Themelore përbëhet nga: Albert Zogaj, Kryesues i KGJK-së, njëherit edhe kryetar i komisionit, anëtarët e komisionit Fidan Hoxha, Enver Peci, Avni Mehmeti, Snezana Mihajlovic, si dhe anëtarët rezervë Kadrije Goga-Lubishtani dhe Arjeta Sadiku.


MË SHUME NGA Kosovë