Shala:Rastet ‘Pika’ e ‘Brezovica’, mesazh i institucioneve për rend e ligj
BKT
Kosovë

Shala:Rastet ‘Pika’ e ‘Brezovica’, mesazh i institucioneve për rend e ligj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, sot ka realizuar aksionin “Brezovica ” ku janë kontrolluar dhe bastisur 7 lokacione të ndryshme në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë dhe janë arrestuar dy të dyshuar".

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se sikur rasti “Brezovica” po ashtu edhe “Pika”, janë veprime të mirëseardhura të marra nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

“Rastet “Pika” e “Brezovica”, janë mesazh i institucioneve të drejtësisë për të vënë rend dhe ligj në Kosovë, por ende mungon një rezultat ku janë prekur figurat e larta, pra nuk kemi aktgjykim një të prerë të Gjykatave”, tha ai për RTK.(A.B)


MË SHUME NGA Kosovë