14:59 / 16.03.2022
Brenda 24 orëve në Kosovë janë dhënë 310 doza të vaksinës Anti-Covid
Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në vendin tonë, brenda 24 orëve janë dhënë 310 doza të vaksinës Anti-Covid.
Në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 1.818.408 doza të vaksinës, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar deri më tani 818.715 qytetarë.
Kurse deri më sot janë dhënë 98.799 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës.
/F.Cërvadiku/























