11:37 / 17.03.2022
Bie numri i gjobave për mosrespektim të masave anti-Covid
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ka shqiptuar 7 tiketa për mosrespektim të masave anti-Covid.
Po ashtu bëhet e ditur se janë shqiptuar 1.945 tiketa trafku.
Ndërkohë, sipas Policisë, në 24 orët e fundit, kanë ndodhur 17 aksidente trafiku me të lënduar dhe 21 aksidente me dëme materiale.























