14:52 / 17.03.2022
Në Kosovë janë dhënë 313 doza të vaksinës Anti-Covid brenda 24 orëve
Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhëna nga IKSHPK, ka njoftuar se në vendin tonë janë dhënë 313 doza të vaksinës Anti-Covid, brenda 24 orëve të fundit.
Në të gjitha qytetet e Kosovës, prej fillimit të vaksinimit, janë dhënë 1.818.721 doza të vaksinës anti-Covid.
Me dozën e dytë janë vaksinuar deri më sot 818.890 qytetarë.
Ndërsa deri më tani janë dhënë 98.881 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
/F.Cërvadiku/























