Hamza takon ministrin Aliu, diskutojnë për bashkëpunim në Mitrovicë
BKT
Kosovë

Hamza takon ministrin Aliu, diskutojnë për bashkëpunim në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza është takuar me ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Të dy kanë kanë biseduar për realizimin e projekteve, të cilat do të zhvillohen në Komunën e Mitrovicës, mundësinë e bashkëfinancimit, si dhe për projektet tjera të bashkëpunimit në të ardhmen, sipas komunikatës së Komunës së Mitrovicës.

Pas takimit, Hamza dhe Aliu kanë vizituar edhe objektin e fabrikës së reciklimit të mbeturinave në fshatin Frashër, për të shqyrtuarr mundësinë e dinamizmit dhe të rritjes së punëve në funksionalizimin e plotë të kësaj fabrike./S.K.


MË SHUME NGA Kosovë