15:27 / 18.03.2022
Në Kosovë brenda 24 orëve janë dhënë 319 doza të vaksinës Anti-Covid
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga IKSHPK, ka njoftuar se në vendin tonë brenda 24 orëve janë dhënë 319 doza të vaksinës Anti-Covid.
Sipas të dhënave, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.039 doza të vaksinës, ndërsa me dozen e dytë janë vaksinuar deri më sot 819.012 qytetarë.
Deri më tani janë dhënë 99.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës.
/F.Cërvadiku/























