10:19 / 19.03.2022
Emërohen drejtorët në katër spitale të Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka shpallur rezultatet përfundimtare për drejtorë të katër Spitaleve të Përgjithshme të Kosovës.
Për Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, drejtoreshë është zgjedhur dr. Shefkie Shatri, pulmologe. Dr. Shatri që nga viti i kaluar ishte ushtruese detyre e drejtorit po në këtë spital.
Edhe Spitali i Përgjithshëm në Gjilan është bërë me drejtor ku në këtë pozitë është zgjedhur doktor Arsim Emini.
Doktor Fazli Shala është zgjedhur drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.
Ndërsa, doktoresha Luljeta Zhubi është zgjedhur drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.























