20:55 / 20.03.2022
Sulmohet mjeku në vendin e punës, Bulliqi kërkon arrestimin e autorit
Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi ka dënuar sulmin fizik ndaj një mjeku në QKMF-në e kësaj komune, duke se ky është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm.
Ai në një postim në Facebook ka kërkuar nga organet e rendit të ndërmarrin masa ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit.
“Sulmi ndaj mjekut në QKMF në Podujevë është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm. Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj mjekut në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit”, ka shkruar Bulliqi.
Ndryshe, një mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë është sulmuar derisa ishte duke u përkujdesur për një pacient.























