10:00 / 21.03.2022
Në SHSKUK po trajtohen 15 pacientë me Covid dhe 3 post-Covid
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, janë duke marrë trajtim mjekësor 15 pacientë me Covid dhe 3 post-Covid.
Siç bëhet e ditur, 9 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 2 pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
/F.Cërvadiku/























