PDK kompleton ekipin për bashkëqeverisjen e kryeqytetit
BKT
Kosovë

PDK kompleton ekipin për bashkëqeverisjen e kryeqytetit

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Uran Ismaili ka prezantuar Arta Balaj, si drejtoreshë të re të Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Ismaili ka thënë se përgatitja e lartë profesionale dhe përvoja e madhe në sektorin publik dhe privat në Kosovë, e bëjnë Artën një kuadër mirë të kualifikuar për këtë pozitë.

"Si një grua e përgatitur mirë, me shkollim ndërkombëtar dhe e dëshmuar për rreth dy dekada në sektorin publik e privat, Arta ka besimin dhe mbështetjen time të plotë në detyrën e re. Ajo ka punuar në disa shtete të ndryshme ndërsa ka bashkëpunuar edhe me shumë organizata ndërkombëtare që shërbejnë në Kosovë. Përvojën e saj të madhe do ta sjell tani në Prishtinë, për t'i dhënë gjallëri jetës dhe aktiviteteve kulturore në kryeqytetin tonë.", ka thënë Ismaili.

Partisë Demokratike e Kosovës nga marrëveshja për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike në Komunën e Prishtinës, i takojnë pesë drejtori.

Ekipi i PDK-së për Prishtinën përbëhet nga Donjeta Sahatçiu (Nënkryetare), Besianë Musmurati (Drejtoreshë e Arsimit), Plator Gërdovci (Drejtor i Bujqësisë), Ilirik Musliu (Drejtor i Shërbimeve Publike), Granit Rugova (Drejtor për Sport) dhe Arta Balaj (Drejtoreshë e Kulturës). /S.K.

 


MË SHUME NGA Kosovë