23 Vjet nga vrasja e Latif Berishës
BKT
Kosovë

23 Vjet nga vrasja e Latif Berishës

Valjete Shala

Fillimi i bombardimeve të NATO-së në marsin e vitit 1999, shkaktoi zemërim të forcave policore e ushtarake serbe, që filluan të vrasin shumë civilë shqiptarë. Një rast i tillë ndodhi në veriun e Mitrovicës, kur në pragun e shtëpisë u ekzekutua poeti dhe ish kryetari i LDK-së në këtë qytet, Latif Berisha.

Pak minuta pas fillimit të bombardimeve të NATO-së, në 24 marsin e vitit 1999, shumë policë serbë të maskuar, shkuan në shtëpinë e poetit dhe kryetarit të degës së LDK-së, në Mitrovicë, Latif Berisha, që ndodhej në pjesën veriore të qytetit.

Në një rrëfim emocional në emisionin “Aktual” të RTK-së, vajza e tij Fatmirja, tregoi detaje të asaj nate të kobshme, kur policia serbe i kishte nxjerrë në korridorin e shtëpisë dhe e kishin ndaluar fillimisht të vëllanë e saj.

“Baba në ato momente ju tha, lëshomani djalin, unë jam këtu, ata e pyetën si quheni, tha unë jam Latif Berisha, atëherë e kanë kap, e kanë nxjerr jashtë në një par hyrje të korridorit pesë gjashtë shkallë, deri tek dera”, thotë Fatmire Berisha.

Pas kësaj, Fatmirja rrëfen se për një çast ka vrapuar tek i vëllai të cilin policët e kishin lënë pothuajse të alivanosur dhe në atë moment ishte dëgjuar një ofshamë.

“Në atë moment kam vrapuar jashtë dhe e gjeta të shtrirë dhe të mbuluar nga gjaku, pastaj jam kthyer brenda dhe e kam marrë një plaf pasi nuk doja që ta shihni ashtu”....shprehet Fatmire Berisha.

Berisha në këtë rrëfim, ka treguar edhe për vështirësitë me të cilat ishte përballur derisa e kishin varrosur babin e saj e për të cilin thotë se ishte i vendosur mos ta lëshonte shtëpinë e tij. 

përshtati për web /Sh.G/


MË SHUME NGA Kosovë