Brenda 24 orëve janë dhënë 275 doza të vaksinës Anti-Covid në Kosovë
BKT
Kosovë

Brenda 24 orëve janë dhënë 275 doza të vaksinës Anti-Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se brenda 24 orëve të fundit, janë dhënë 275 doza të vaksinës Anti-Covid.

Në të gjitha qytetet e Kosovës, që nga fillimi i pandemisë, janë dhënë 1.820.912 doza të vaksinës.

Me dozën e dytë, deri më tani janë vaksinuar 819.854 qytetarë.

Kurse, deri më sot janë dhënë 99.661 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës.

/F.Cërvadiku/


MË SHUME NGA Kosovë