Komuna e Prishtinës i përgjigjet dyshimeve të VV-së 
BKT
Kosovë

Komuna e Prishtinës i përgjigjet dyshimeve të VV-së 

Komuna e Prishtinës lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë drejtuar Policisë së Kosovës për hetim të komunës për një aktivitet të dyshimtë ekonomik, që përfshin edhe keqpërdorimin e parasë publike, ka njoftuar se vendimi në fjalë është marrë para ardhjes së administratës së re qeverisëse.

"Komuna e Prishtinës lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë drejtuar Policisë së Kosovës për hetim të komunës për një aktivitet të dyshimtë ekonomik, që përfshin edhe keqpërdorimin e parasë publike, gjegjësisht, për licencimin e operatorëve ekonomik për organizimin e transportit taxi të udhëtarëve me vetura elektrike, ka njoftuar se vendimi në fjalë është marrë pak para ardhjes së administratës së re qeverisëse, qeverisja e re lokale menjëherë ka kërkuar auditim të jashtëzakonshëm lidhur me rastin në fjalë dhe është në pritje të rezultateve të auditimit", njofton Zyra për Media e Komunës.

Komuna thotë se sa i përket organeve të hetuesisë, janë të hapur ndaj çdo kërkese që organet e rendit mund të kenë.


MË SHUME NGA Kosovë