Parku i madh i Gjakovës mbillet me pemët nga veprat e Shakespeare
BKT
Kosovë

Parku i madh i Gjakovës mbillet me pemët nga veprat e Shakespeare

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka bërë të ditur se sot në një pjesë të parkut të madh të qytetit kanë nisur me mbjelljen e pemëve të “Parkut të Shekspirit”.

“Në “Parkun e Shekspirit” do të mbillen pothuajse të gjitha pemët që përmenden në veprat e shkrimtarit të madh anglez. Parqe të tilla, tashmë janë të njohura dhe tejet të vizituara në disa vende të botës”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se sot, falë një donacioni të një kompanie vendore, në një kënd tjetër të Parkut të Madh janë mbjellë 77 pemë të Rrapit, të cilat po ashtu do të ndikojnë në plotësimin e këtij parku.


MË SHUME NGA Kosovë