Nisi sot, muaji i shenjtë i Ramazanit
BKT
Kosovë

Nisi sot, muaji i shenjtë i Ramazanit

Besimtarët myslimanë në mbarë botën kanë nisur sot muajin e shenjtë të Ramazanit muaj ky që për tridhjetë ditë besimtarët e devotshëm agjërojnë në emër të sakrificës ndaj Zotit.

Me rastin e fillimit të këtij muaji, një mesazh për besimtarët islam në vend ka ardhur dje edhe nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

“Përmes agjërimit, besimtari mysliman synon që të jetë më i devotshëm, më i përkushtuar, më i ndjeshëm, më racional, më human dhe më tolerant në raport me vetveten, me familjen, komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi”, ka thënë Myfti.

“Në këtë muaj të bekuar Ramazan, po hyjmë më të lehtësuar nga sfida e pandemisë COVID-19, e cila dita-ditës po e humb forcën e saj, ndaj dhe lus të Madhin Zot që kjo të përfundojë sa më parë. Mirëpo, në këtë Ramazan, fatkeqësisht, po hyjmë me atmosferë luftërash e konfliktesh nëpër botë, nga të cilat po e pësojnë qytetarët e pafajshëm. Prandaj, në këtë muaj të rahmetit lutemi për paqe, qetësi, dashuri e mirëkuptim!”, ka thënë pos tjerash Myfti i Kosovës


MË SHUME NGA Kosovë