VIDEO: Shtrenjtohen perimet
Arlinda Sejda, RTK
Në tregun e gjelbër në Prishtinë, gjatë ditës, perimet janë shtrenjtuar në masë të madhe, ndërsa te pemët nuk është vërejtur ndonjë ndryshim krahasuar me ditët e kaluara.
Një kilogram i specave djegës më parë kushtonte 2 euro e gjysmë, ndërkaq sot në Tregun e Gjelbër në Prishtinë kushton 5 euro. Edhe perimet tjera si domatja, fasulja, lakra janë shtrenjtuar dukshëm.
Një kilogram i patateve të reja kushton 80 centë.
Ndërkaq kilogrami i specave djegës ditë më parë ka kushtuar 2.5 euro, e të hënën në Tregun e Gjelbër të Prishtinës, kushtoi 5 euro.
Specat e padjegës, nga 1.5 euro, janë shtrenjtuar në 3 euro për kilogram.
Trangujt nga 70 centë, në një euro për kilogram.
Kilogrami i qepës nuk ka pësuar ngritje, akoma kushton 50 centë.
Vezët nga 2.5 euro, janë shtrenjtuar në 3.5 euro.
Lakra nga 50 centë, në 70 centë.
Spinaqi është shtrenjtuar për 30 centë. Dikur kushtonte 70 cent, tashmë kushton një kilogram 1 euro.
Sallata e gjelbër nuk është shtrenjtuar. Fasulja është shtrenjtuar për 1 euro më shumë, nga 3 euro sa kushtonte, tashmë një kilogram kushton 4 euro.
Domatja gjithashtu është shtrenjtuar. Ditë më parë një kilogram domate kushtonte 1.2 euro, ndërkaq sot çmimi është 2.5 euro për kilogram.























