08:51 / 10.04.2022
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje në Drenas
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, persona të panjohur për motive (ende) të panjohura e kanë futur në një veturë pa targa dhe dyshohet se të njëjtin e kanë rrahur
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.























