09:19 / 10.04.2022
Digjet pylli dhe livadhet në një fshat të Podujevës
Një sipërfaqe e pyllit dhe livadheve është përfshirë nga zjarri në fshatin Kushevicë të Podujevës.
Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin në tërësi. Dëmet janë të konsiderueshme.























