Ahmetxhekaj: RTK-ja nuk i ka ndalur spotet për UÇK-në
BKT
Kosovë

Ahmetxhekaj: RTK-ja nuk i ka ndalur spotet për UÇK-në

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal po mban mbledhje ku po shqyrtohet raporti vjetor i Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2021. Në mbledhje po marrin pjesë anëtarë të Bordit dhe menaxhmenti i RTK-së.

Ud. i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve ka folur edhe për promot e UÇK-së "Liria ka emër" që shfaqen në RTK për më shumë së një vit.

“Promot e UÇK-së, shfaqen në RTK për një vit e gjysmë dhe kanë qenë të njëjta. Ajo çfarë kemi kërkuar nga z.Ismajl Tasholli dhe Artan Behrami që janë të ndërlidhur me këtë, është që të bëjnë spote më të shkurtra, që do të lejonin hapësirë më të madhe publicitare në këtë kohë krize nëpër të cilën po kalon RTK-ja. Ne do të bëjmë edhe dokumentar për luftën. Spotet nuk janë hequr nga transmetimi, por shkojnë në termine të ndryshme. Jemi në pritje të spoteve të reja, jemi dakorduar me z.Ismajl Tasholli dhe Artan Behrami që të kemi spote më të shkurtra”, tha Ahmetxhekaj.


MË SHUME NGA Kosovë