Nëntë raste të reja me COVID-19
BKT
Kosovë

Nëntë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 536 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

"Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 39 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.123. Në total numri i rasteve aktive është 504", thuhet në njoftimin e MSH-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 90 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.8823.780 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurëse janë dhënë 100.625 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Mund të jetë një imazh i teksti


MË SHUME NGA Kosovë