08:37 / 13.04.2022
VIDEO-Gashi: Demokracia rrezikohet nga dezinformatat
Në Prishtinë do të mbahet konferenca “Roli i integritetit të informacionit në mbrojtjen e demokracisë”.
Pajtim Gashi menaxher i lartë i programit në NDI – Kosovë, tha se konferenca “Roli i integritetit të informacionit në mbrojtjen e demokracisë" është me rëndësi.
“Demokracia rrezikohet seriozisht nga dezinformatat dhe mos informimi i drejt për qytetarët ndikon në pjesëmarrjen në zgjedhje, si dhe ul besimin e qytetarëve në institucione dhe ndikon në integritetin e përgjithshëm të informacionit. Ne në bazë të hulumtimeve në vend, kemi arritur në përufundim se qytetarët zakonisht e bëjnë share një informatë dhe e diskutojnë atë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).























