Rotary Club trajnon 20 nxënës në një projekt ndërkombëtar
BKT
Kosovë

Rotary Club trajnon 20 nxënës në një projekt ndërkombëtar

Njëzet nxënës të gjimnazit “Hajdar Dushi” të Gjakovës dhe shkollës Mileniumi në Prishtinë, kanë marrë pjesë në një projekt ndërkombëtar të organizuar nga Rotary Club, e financuar nga Rotary Club Prishtina International dhe Rotary Club Prishtina Ulpiana.

Qëllimi i projektit të udhëhequr nga Bedri Cahani, mësimdhënës i gjimnazit dhe rotarian, ishte vetdijësimi i nxënësve për ujin, sfidat që mund të ballafaqohen me çështjet që kanë të bëjnë me ujin, si dhe dhe zgjidhjet që mund të konsiderohen për ti zgjidhur ato sfida. 

Përmes këtij projekti u realizua idea që të rinjtë si komunitet në shkollë, klube, lagje etj.  përmes aktiviteteve , të arrijnë të bëjnë një vlerësim për idetë, duke krijuar njohuri të vlerësimit për investimin, kohën, zgjedhjen e opsioneve më të mira etj. 

Në këtë projekt ndërkombëtar që ka nisur nga viti 2006,  kanë marrë pjesë 120 shkolla,  janë përfshirë 18,000 studentë , 100 mësimdhënës dhe rreth nëntë  shtete  si Rumania, Lituania,  Moldavia, Polonia, Ukraina, Kosova Shqipëria, Amerika e Izraeli. 


MË SHUME NGA Kosovë