22:39 / 16.04.2022
Pesë persona të lënduar në aksident trafiku në Qyshk
Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Qyshk të Pejës.
Në këtë aksident kanë qenë të pëfshira dy vetura, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 19:05 ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Qyshk, ku janë përfshirë dy automjete dhe 5 persona kanë pësuar lëndime trupore. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe më pas janë liruar në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, ka thënë Gashi.























