VIDEO: Të paktën dy të lënduar nga aksidenti afër Kroit të Mbretit
Të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave në Korreticë të Lartë afër vendit të quajtur Kroi i Mbretit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30.
“Një veturë e tipit BMW që vinte në drejtim të Prishtinës humbi drejtimin dhe kaloi barrierat në mes të rrugës, duke kaluar në shiritin e rrugës në drejtim të Pejës dhe goditi veturën e tipit Smart. Deri në këtë fazë janë lënduar dy persona. Zjarrfikësit dhe autoambulanca janë në vend ngjarje. Gjithashtu disa dëme materiale raportohet të jenë shkaktuar nga një automjet tjetër i tipit Polo, i cili në atë lokacion ka goditur autoambulancën nga mbrapa”, ka thënë Hoxha.
RTKlive ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes pak momente pasi ndodhi ky aksident.























