Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Kosovë

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në Ferizaj të premten promovohen veprat e poetit Ymer Elshani. Për këtë do të ketë lidhje të drejtpërdrejt.

Vjollca Zymberi Devaja, psikologe,terapiste e njohjes dhe sjelljes, do të flet për menaxhimin e ankthit dhe terapia e njohjes dhe sjelljes.

Kurse Pajtim Kastrati drejtor i programit për edukim mjedisor dhe menaxhim të mbeturinave në “Green Art Center Prishtina”, flet për Ditën e tokës dhe rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Për pastrimin e qytetit dhe ruajtjen e ambientit  e Ditën e tokës, do të flas Pëllumb Bajçinovci, këshilltar në Komunën e Prishtinës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Kosovë