Qentë sulmojnë tre mjekë, një shtrihet në Klinikën Infektive
BKT
Kosovë

Qentë sulmojnë tre mjekë, një shtrihet në Klinikën Infektive

Tre mjekë në intervale të ndryshme kohore, janë sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së. Dy prej tyre kanë kërkuar trajtim mjeksor në Klinikën Emergjente në Qendren Klinike Universitare të Kosovës.

Shkurta Rrahmani / RTKlive.com

Gazetarja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, raporton se njëra nga mjeket, është lënduar rëndë në kokë e në gjymtyrë, pas sulmit të qenëve, të cilët ishin  brenda hapësirave të QKUK-së.

No description available.

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente Avdush Bajgora, deklaroi për RTK-në se pas ekzaminimit, pacientja do të vazhdojë trajtimin mjekësor në Klinikën Infektive, për shkak të plagëve të marra.

“Në orët e hershme të mëngjesit është sjellë një person me profersion mjeke në Qendrën Emrgjente”, tha Bajgora.

“Pacientja ka pësuar lëndime në kokë nga qentë endacakë. Pas ekzaminimeve që i janë bërë, pacientja është pranuar në Kliniken Infektive për mjekim të mëtejmë”, tha Bajgora.

Drejtues të SHSKUK-së kanë bërë të ditur se kanë kërkuar nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e qenve endacakë, brenda oborrit të QKUK-së.

Ndërkohë, jo vetëm në QKUK, por në tërë Prishtinën, qentë endacakë janë shndërruar në problem për qyetarët.

No description available.

Në anën tjetër, komuna fajëson Ministrinë e Mjedisit, sespe nuk I cakton asnjë lokacion për strehim të këtyre qenve.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ditë më parë, reagoi ndaj Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e cila e shpalli të kundërligjshëm vendimin e kësaj komune për caktimin e lokacionit të pronës për strehimin e qenve endacakë.

Me vendimin e fundit të kësaj ministrie, Zogaj ka thënë se po pengohet procesi i zgjidhjes së problemit për qentë endacakë.

Nga ana e saj, MMPHI-ja ka konstatuar se vendimi për ndarjen e 10 hektarëve në Slivovë, nuk është i bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor.


MË SHUME NGA Kosovë