08:56 / 22.04.2022
434 raste aktive me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 434.
"Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.349, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138 persona", njofton MSH.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 121 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.992 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 101.042 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.























