Shqyrtohet Projektligji për Policinë Ushtarake të FSK-së
BKT
Foto RTK
Kosovë

Shqyrtohet Projektligji për Policinë Ushtarake të FSK-së

RTKlive

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje pikë e rendit të ditës, do të jetë edhe shqyrtimi i Projektligjit për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Pika të tjera të rendit të ditës janë:  Shqyrtimi i Projektligjit për Krijimin e infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim; Shqyrtimi i Projektligjit për Mbeturinat nga Industri e Nxjerrjes së Mineraleve, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim dhe shqyrtimi i Projektligjit për pijet e forta alkoolike, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.


MË SHUME NGA Kosovë