Delegacioni i Kuvendit pritet nga presidenti i Asamblesë Parlamentare
BKT
Kosovë

Delegacioni i Kuvendit pritet nga presidenti i Asamblesë Parlamentare

E.H

Sot, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, delegacioni i Kosovës u prit nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox.

Sipas njoftimit, gjatë takimit delegacioni i Kosovës i prirë nga kryesuesi, Enis Kervan dhe deputetët Ariana Musliu-Shoshi dhe Besnik Tahiri, diskutuan për temat që ndërlidhen me synimin e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Në takim u prezantuan të arriturat e Kosovës në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe u argumentua anëtarësimi potencial i Kosovës në Këshillin e Evropës.


MË SHUME NGA Kosovë