Mesazhi i Presidentes Osmani për Ditën e Goranëve
Kosovë

Mesazhi i Presidentes Osmani për Ditën e Goranëve

Jeton Musliu / RTKlive

Komuniteti goran është pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, uroi komunitetin goran, me rastin e festë së tyre.  

“Sikurse motoja e kësaj feste “Kudo që të jesh, për festë në shtëpi të jesh”, Kosova është shtëpi e përbashkët”, shkroi Presidentja.

Ajo tha se kjo ditë, në familjet tuaja sjelltë gëzim, tolerancë e mirëkuptim.

“Duke kontribuar në ruajtjen e traditave tuaja kulturore, ju i jepni më shumë kuptim shumë etnicitetit të Kosovës”, tha Osmani.

Presidentja rikujtoi se komuniteti goran është pjesë aktive në institucionet e shtetit të Kosovës dhe do ta vazhdojë ta ketë mbështetjen institucionale.