Të hënën do të mbyllen disa rrugë në kryeqytet
Foto arkiv: RTKLive
Kosovë

Të hënën do të mbyllen disa rrugë në kryeqytet

Valbona Thaçi/RTKLive

Komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur se për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e “Ditës së Evropës”, të hënën nga ora nëntë në mëngjes deri në pesë pas dite, do të jenë të mbyllura disa rrugë.

Sipas njoftimit në rrugët “George Bush”, “Garibaldi”, deri te semaforët afër Bankës Qendrore të Kosovës, nuk do të ketë qarkullim të automjeteve.

Aktiviteti, “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj qytetarët mund të dalin me biçikleta, trotinete apo të ecin edhe në këmbë.