Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë do të jenë Veronë Perçuku menaxhere e Projekteve për Shëndet Mendor në QHPSM dhe Arlinda Gashi zv. Drejtore në Klinikën Empatia. Ato flasin për fushatën “foledheti”, kushtua muajit të ndërgjegjësimit për shëndetin mendor.
Për 9 Majin Ditën e Evropës, do të flas Emrush Ujkani drejtor i Këshillit të Investitorëve Evropian.
Kurse Besa Luzha drejtoreshë e festifalit “Chopin Piano Fest”, do të flas për këtë festival i cili fillon sot në Prishtinë.
Si zakonisht Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton se si do të jetë moti këtë javë?.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.