Presidentja Osmani përkujton heroin Ilir Konushevci në 24-vjetorin e rënies
Kosovë

Presidentja Osmani përkujton heroin Ilir Konushevci në 24-vjetorin e rënies

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci dhe dëshmorin Hazir Malaj, në 24- vjetorin e rënies së tyre.

“Liria dhe Iliri janë një. Konsistenca në luftën për liri ishte virtyt i Ilirit. Idealizmi e bëri që përpjekjes për lirinë e vendit të mos i ndahet deri në fund të jetës, duke u bërë hero i Kosovës. Sot e kujtojmë me respekt figurën e njeriut të radhëve të para të UÇK-së, i cili krahas bashkëluftëtarëve sikurse Hazir Malaj, synimin e brezave për liri e shtet e bën realitet. Për Ilirin e Hazirin duhet drejtësi, ndërkaq kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm”, ka theksuar Osmani, njofton faqja zyrtare e presidentes.