Krasniqi: Në ‘Kodër Trimave’ të ndërtohet një park dhe parking nëntokësor
Foto profli në FB
Kosovë

Krasniqi: Në ‘Kodër Trimave’ të ndërtohet një park dhe parking nëntokësor

Afet BELA/ RTKlive

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Besart Krasniqi ka propozuar që në lokacionin tek ish-stacioni policor në "Kodër Trimave" të ndërtohet një park gjelbërimi dhe një parking nëntokësor i cili do të jetë në të mirë për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

Krasniqi në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ka dhënë arsyetimin për mundësinë që të kemi një hapësirë gjelbëruese dhe parking nëntokësor publik të ri në Prishtinë. Sipas tij ish stacioni policor është zhvendosur në një lokacion tjetër përkohësisht, ose stacioni ri do ndërtohet në vend tjetër në lagjen Kodra e Trimave.

“Ky projekt do të ishte mundësi e mirë që të kemi më shumë hapësirë gjelbëruese, sportive, rekreative, ku banorët do të mund të kenë aktivitet ë ndryshme. Kurse parkingu nëntokësor, është mundësi e mirë për bizneset për shkak se rruga kryesore ka mungesë të parkingjeve e bizneset këtë mënyrë po dëmtohen”, theksoi ai.