Kroacia do të vazhdojë mbështetjen për Policinë e Kosovës
Emine Hoti /RTKlive
Në konferencën rajonale të shefave të policive e cila po vazhdon të mbahet në Zagreb të Kroacisë, në vazhdën e takimeve bilaterale drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti ka realizuar një takim me drejtorin e përgjithshëm të policisë së Republikës së Kroacisë, Nikola Milinia.
Fokusi i diskutimit ka qenë avancimi i bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore, përfshirë ndihmën që Policia Kroate po i jep Policisë së Kosovë në avancimin e kapaciteteve përmes IPA-së dhe projektit të reformës policore.
"Drejtori i policisë kroate, u zotua se do të vazhdojë përkrahja dhe mbështetja ndaj PK-së, në të gjitha fushat e në veçanti në inkuadrimin dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar, inkuadrim ky i cili do të rris edhe më tej bashkëpunimin bilateral",thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Takimi rezultojë mjaft pozitiv për të dy organizatat policore, ku të dy krerët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellët.