Rivarrosen Aruq e Rrustem Hoti, të vrarë në luftë me forcat serbe
Kosovë

Rivarrosen Aruq e Rrustem Hoti, të vrarë në luftë me forcat serbe

Venera Xhoxhaj / RTK

Në fshatin Marinë të Skënderajt janë varrosur eshtrat e bashkëluftëtarëve të Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës.

Ata janë Aruq dhe Rrustem Hoti, eshtrat e të cilëve u gjetën pas 77 viteve në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, ku kishin rënë dëshmorë në betejën kundër forcave serbe.

Në ceremoninë e rivarrimit përveç familjarëve,  morën  pjesë edhe qytetarë të shumtë, përfshirë edhe anëtarë të familjes Jashari.

Ndërkaq në vendin ku do të pushojnë eshtrat e Rrustem e Aruq Hotit, është vendosur edhe pllaka përkujtimore.

Ndryshe familja Hoti, ka edhe shumë familjarë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.