Krasniqi: Ukshin Hoti ishte intelektual i pazëvendësueshëm
Foto: RTK
Kosovë

Krasniqi: Ukshin Hoti ishte intelektual i pazëvendësueshëm

Emine Hoti /RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka përkujtuar profesorin dhe veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti në 23 vjetorin e zhdukjes së tij.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Ukshin Hoti ishte intelektual i pazëvendësueshëm që, me zë, shkrime e vepra artikuloi idenë dhe punoi parreshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe ka kërkuar zbardhjen e fatit të tij.

Ai tha se me guximin e tij politik, Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza intelektualësh e patriotësh shqiptarë.

“ Fatkeqësisht, për më shumë se dy dekada, i njëjti regjim që zhduki në errësirën e krimeve të tyre edhe profesorin Ukshin, sot, me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti. Për zbardhjen e fatit të profesorit Ukshin dhe të qindra qytetarëve tjerë të Kosovës që figurojnë akoma të zhdukur, populli dhe shteti ynë nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari informata, drejtësi dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi.”, ka shkruar Krasniqi.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa