Dugolli: Ende para syve kemi pamjen e llahtarshme të masakrës së Dubravës
Foto: Donika Sherifi
Kosovë

Dugolli: Ende para syve kemi pamjen e llahtarshme të masakrës së Dubravës

Donika Sherifi / RTK

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Enver Dugolli, ne 23 vjetorin e masakrës se Dubravës, mbajti një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se me 19 maj 1999, filloi loja ndaj të burgosurve shqiptar në burgun e Dubravës.

Dugolli tha se ne këtë masakër ku u vranë dhe u masakruan 120  shqiptarë e mbetën të plagosur 185 të tjerë, u bë gjenocid masiv ndaj shqiptarëve.

“Sot edhe pas 23 vite, të mbijetuarve na shfaqen para syve skenat e llahtarshme të vëllezërve tonë që shuheshin para syve tonë”, tha Dugolli.

“Ne ende i mbajmë mend dhe nuk i harrojmë ekzekutorët që kishin vënë maska për të mos i dalluar”.

Maskara e Dubravës është një prej më të mëdhave e më të rëndave në Kosovë, kur forcat serbe i pushkatuan dhe masakruan të burgosurit shqiptarë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa