SBASHK: Nesër shkollat nuk punojnë, punëtorët arsimorë në protestë
Foto: RTK
Kosovë

SBASHK: Nesër shkollat nuk punojnë, punëtorët arsimorë në protestë

Emine Hoti/RTKlive

Duke u bazuar në vendimin e federatave sindikale në kuadër të BSPK-së, në orët e mbrëmjes së të mërkurës është mbajtur takim i jashtëzakonshëm i SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.

“Duke u bazuar në këtë pjesëmarrësit në takimin e jashtëzakonshëm të SBASHK-ut kanë sjellë vendim që të premten shkollat nuk punojnë sepse punëtorët arsimorë me kohë do të nisen nga vendbanimet e tyre për t’u bërë pjesë e protestës”, ka njoftuar SBASHk-u.

SBASHK-u shpreh keqardhje për gjendjen e krijuar e cila është pasojë e mungesës së gatishmërisë së Qeverisë për dialog dhe për angazhim në zgjidhjen e kërkesave legjitime të punëtorëve në arsim, që nga çerdhet e deri në Universitete e kulturë, por edhe në sektorët tjetër.

Sindikata fton përfaqësuesit e Këshillave të prindërve të jenë pjesë e protestës sonë me qëllim që të forcohet zëri i përbashkët drejtuar Qeverisë që të dialogojë me sindikatat dhe të angazhohet për zgjedhjen e kërkesave të tyre legjitime.

“Po ashtu apelojmë të prindërit që për hir të sigurisë së fëmijëve të tyre nesër mos t’i nisin për në shkollë sepse shkollat janë pa personelin arsimor, të cilët pa fajin e tyre janë të detyruar të protestojnë në përpjekje për realizimin e kërkesave të tyre “.

 

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa