Sonte në “RTK PRIME” i ftuar Bardhyl Mahmuti
Foto: kosovogenocide.com
Kosovë

Sonte në “RTK PRIME” i ftuar Bardhyl Mahmuti

Jeton Musliu / RTKlive

Sonte në “RTK PRIME”, emisionin kryesor të debatit në RTK, temë diskutimi do të jetë masakra e Dubravës.

Sot janë mbushur 23 vjet nga kjo masakre të kryer nga forcat serbe mbi të burgosurit shqiptarë të cilët gjendeshin në vuajtjen e dënimit.

Pashmangshëm do të debatohet dhe për gjykimet dhe proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë.

I ftuar i gazetarit Bashkim Vishaj, për të biseduar sonte në lidhje me këto tema, është Bardhyl Mahmuti, ish figurë e rëndësishme e UCK-së.

Mahmuti së fundi ka promovuar edhe librin e tij të fundit me titull “Eskadronët e vdekjes”, që i kushtohet gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Emisioni “RTK PRIME” transmetohet sonte në orën 20:10 minuta në RTK1.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa