09:16 / 20.05.2022
Sot betohen ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Emine Hoti / RTKlive
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot organizohet ceremonia e betimit të ushtarëve të rijnë të FSK-së, e cila do të mbahet në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj.
“Të pranishëm në ceremoni do të jenë: Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu, Ministri i Mbrojtjes, z.Armend Mehaj, Zëvendëskomandanti i FSK-së, Gjeneral major, Enver Cikaqi, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë të lartë FSK-së, drejtues komunalë, familjarë dhe të ftuar të tjerë”, thuhet në njoftim.