Trafiku Urban sot dhe nesër pa pagesë
Kimete Kasumi/ RTKlive
Sot dhe nesër udhëtimi më autobusët e Trafikut Urban do të jetë pa pagesë. Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook, derisa ka bërë thirrje që qytetarët të përdorin edhe transportin alternativ.
“Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafikun Urban do të jetë pa pagesë. Për të mirën e kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe alternativ”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Vendimi vjen pas Komuna e Prishtinës sërish ka vendosur të testojë unazën qendrore të Prishtinës si një qarkore njëkaheshë, njëjtë sikurse kishte vepruar edhe javë më parë.
Po ashtu, Trafiku Urban do të punojë me kapacitete të plota, ndryshe nga fundjavat e tjera kur shërbimi ofrohet me kapacitete më të zvogëluara.